Lajme

Tahiri: Mbi 80 mijë punëtorë u fyen, tallën dhe u mashtruan nga Qeveria e Kosovës

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave njoftuan se sot janë ekzekutuar pagat e para sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik.

Tahiri ka shkruar në rrjetin Facebook se shumica e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë, u fyen, u tallën dhe u mashtruan.

Mes tjerash, Tahiri thotë se prapa gjithë kësaj qëndron agjenda politike.

“Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga. Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrezikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, pushteti nuk qeverisë përmes ligjeve dhe janë të paditur.

“Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën. Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion. Turp”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

/Shqip.com