Lajme

Tahiri për takimin në Bruksel: Vuçiqi njohu Kurtin dhe jo Kosovën

Ish-kryenegociatroja e Kosovës në dialogun me Serbinë ka folur lidhur me takimin e djeshëm në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se Vuçiqi njohu Kurtin dhe jo shtetin e Kosovës.

“Ajo qe dihet është se Vuciqi njohu Kurtin por jo shtetin e Kosovës, pas një përfundimi ne Bruksel pa nënshkrime dhe deklarata kundërthënëse te dyja palëve!”, shkroi Tahiri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti.

Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij.

Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje.

/Shqip.com