Lajme

Kurti: E pranuam propozimin evropian, negociatat për zbatim fillojnë shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë është deklaruar rreth takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarët evropianë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti është shprehur se është pranuar propozimi evropian, dhe se negociatat për zbatim fillojnë shpejtë.

“Sot në Bruksel, të dy u pajtuam me propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe ShBA, pa ndryshime. Unë ofrova që ta nënshkruajmë edhe formalisht, por Serbia nuk ishte e gatshme. Negociatat për implementim do të vijojnë shpejt”, njoftoi Kurti në Twitter.

Takimi i radhës midis Kurtit dhe Vuçiq pritet të ndodhë me 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

/Shqip.com