Bledar Devolli në bisedime me Drenicën
Publikuar:
(27.02.2023 17:36:42)

KF Drenica është në bisedime me Bledar Devollin për të marrë drejtimin e skuadrës.
Burime të GazetaBlic Sport bëjnë të ditur që palët kanë nisur bisedimet, megjithatë ende nuk ka diçka konkrete.
Devolli ishte trajner i Drenicës edhe në vitin 2020.
Drenica e shkarkoi trajnerin kryesor të skuadrës, Bekim Shotani pas humbjes nga Gjilani.
Skuadra nga Skenderaj ka pësuar katër humbje radhazi që nga fillimi i sesionit pranveror të Superligës së Kosovës, duke u pozicionuar në vendin e fundit të tabelës.
/Shqip.com