Rozë

“Ka ndodhur një puthje” – Çfarë kishte mes Nitës dhe Shpatit në të kaluarën?

Nita Latifi dhe banori i ri, Shpat Kërleshi janë të dy konkurrent nga Gjakova në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Me hyrjen e Shpatit në shtëpi, Nita tregoi se ata njihen nga jashtë, por nëse kishte pasur diçka mes tyre ndonjëherë nuk kishte treguar.

Në “Mbrëmjen e Vajzave” të organizuar nga produksioni, Nita u pyet se a u ndje xheloze për afërsinë e Deas me Shpatin.

Pas kësaj, Nita tregoi se para katër vitesh me Shpatin kishin qenë shumë shokë e pastaj kishin tentuar që të kenë diçka më shumë mes tyre duke dal edhe në ‘date’.

Tregimi i Nitës vijon duke treguar se ka ndodhur edhe një puthje mes tyre.

https://www.tiktok.com/@cookwithmeeeeeeee0/video/7204605467471940891

/Shqip.com