Lajme

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona të Kosovës për nesër

Vërshimet e mëdha në Skenderaj
Vërshimet e mëdha në Skenderaj

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mundësinë e vërshimeve në disa zona të Kosovës gjatë ditës së nesërme në disa pjesë të Kosovës.

“Reshet të intensitetit të ulët të cilat kanë filluar gjatë ditës së sotme dt: 26.02.2023, në pjesën perëndimore dhe jugore, gradualisht do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ku si pasojë gjatë dt: 27.02.2023, nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit.

“Situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës”.

Më tutje njoftohet edhe për mundësinë e rrëshqitje të dheut dhe shembjes së tokës.

“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës”.

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë edhe gjasat e përmbytjeve në dy zona të Kosovës.

/Shqip.com