Rozë

Luizi ngacomon Dea Mishelin dhe banorin e ri

Me hyrjen e re në Big Brother Vip Albania, ngacmimet e Luizit ndaj Dea Mishelit vetëm sa janë rritur.

Shpat Kërleshi nga Kosova i cili ra në sy mbrëmjen e djeshme për format e tij trupore dhe sharmin që kishte, kanë ngjallur reagime brenda shtëpisë.

Në darkën pas Prime-it, Luizi i tha Dea Mishelit se ka ardhur koha që ta hjekë arushin nga krevati.

“Erdhi koha me e hjek arushin nga krevati. Me e hjek arushin me e marrë rrapatushin. Iku arushi, tani të duhet një arush i madh”.

Ndërsa, Dea Misheli është vënë  në siklet dhe shpeshherë i ka thënë Luizit gjatë bisedës që ta lejë rehat.

Dea Mishel e quajti simpatik Shpatin ndërsa, ky i fundit si duket ndjehet komod me ato se çfarë thotë Luizi.

Se si do të shkojë raporti në mes Deas dhe Shpatit mbetet të shihet.

/Shqip.com