Arrestohet një person në Istog, dyshohet se sulmoi nënën e tij
Publikuar:
(26.02.2023 10:09:29)

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur nënën e tij.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Istog 24.02.2023-15:17. Me 25.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare (nënën e tij).”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
/Shqip.com