Rozë

Kush është banori i ri që hyri në BBVA?

Shpat Kërleshi është banori më i ri i shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother Vip Albania.

Shpati është një djalë nga Gjakova i cili jetën dhe veprimtarinë e tij e ka në Prishtinë.

Por, Shpati nuk është fytyrë e panjohur për kosovaret. Ai është gazetar dhe moderon njërin nga emisionet në televizionet tona.

Veç tjerash, Shpati është edhe ish-basketbollist e në shtëpinë e BBVA thotë se ka hyrë për një lojë të re.

Ai mendon se do të sjellë diçka ndryshe në shtëpi, energji të re dhe dashuri.

Kurse, rrugëtimi i tij në BBVA mbetet të shihet tash e tutje.

Kujtojmë se në BBVA është edhe një banore tjetër nga Kosova e që ajo është Nita Latifi.

/Shqip.com