Shefat Isufi mbron titullin
Publikuar:
(25.02.2023 23:20:40)

Shefat Isufi ka shënuar fitore ndaj argjentinasit Hernad David Perez, duke mbrojtur me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë.
Meçi është zhvilluar në “Audi Doma” në Munih të Gjermanisë.
Isufi dhe Perez gjatë gjithë 12 raundeve kanë shkëmbyer shumë goditje, e kanë dhënë edhe atomin e fundit të energjisë. Në fund, me vendim unanim të gjyqtarëve, fitorja i ka takuar boksierit shqiptar, për të cilin kjo ishte fitorja e 37 në karrierë.
/Shqip.com