Lëndimi i Rrahmanit nuk është serioz
Amir Rrahmani u detyrua që të lëshojë fushën e gjelbër në ndeshjen ndaj Sampdorias për shkak të një lëndimi.
Por, sipas raportimeve të para në mediat nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz, transmeton Shqip.com.
Bazuar në mediat e ndryshme italiane, kapiteni i Përfaqësues së Kosovës do të jetë i gatshëm në ndeshjen që Napoli e zhvillon të dielen ndaj Cagliarit.
Rrahmani ka filluar që dalëngadalë të ketë minutazh më të madh këtë sezonë edhe pse konkurenca është e “ashpër”.
Për vendin e titullarit, njëjtë sikur në sezonën paraprake ai do të “luftojë” me Costas Manolas dhe Kalidou Koulibaly.
Ai u transferua te Napoli në vitin 2020, ndërsa paraprakisht kishte luajtur në Verona.
Momentalisht, Napoli është lider në Serie A me 15 pikë dhe bazuar në formën e shfaqur deri më tani ata do jenë një “arrrë e fortë” për çdo skuadër në Serie A../Shqip.com