Rozë

Bledi zbulon arsyen pse Valbona Mema u largua nga BBVA

Valbona Mema ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia – e që është lexuar nga Luizi.

Dalja e saj ishte për shkak të gjendjes shëndetësore të një familjari të saj.

I ftuar në Wake Up, gazetari Bledi Mane foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mes të tjerash, i pyetur për Valbonën, ai tha se ajo doli për shkak se kishte motrën të sëmurë me tumor në mushkëri, por u ndikua edhe nga debati me Luizin.

“Megjithatë e ndikuan edhe debatet me Luizin,” shtoi ish-banori.

/Shqip.com