Lajme

Komuna e Prishtinës solidarizohet me popullin e Ukrainës

Komuna e Prishtinës ndriçohet me ngjyrën e kaltër dhe të verdhë, në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Prishtina është ndriçuar me ngjyrën e kaltër dhe të verdhë.

Ai bëri të ditur se kjo është bërë në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës.

“Sonte Prishtina u ndriçua me ngjyrën e kaltër dhe të verdhë, në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës

Jemi me ju”, ka shkruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

/Shqip.com