Rozë

La shtëpinë papritur, flet Valbona Mema: Pse bëra këtë zgjedhje

Valbona Mema ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia – e që është lexuar nga Luizi.

Dalja e saj ishte për shkak të gjendjes shëndetësore të një familjari të saj.

“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju”, shkruan Valbona.

/Shqip.com