Lajme

Konjufca-Berishës: Nëse dini diçka për rastin Dehari e ftoj prokurorin me ju intervistu

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, i cili në foltoren e Kuvendit foli për rastin e Astrit Deharit.

“Edhe ju e dini fort mirë që përpjekja me lidhë VV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapavijë politike dhe personat… Ka një vendim gjykate që i ka liruar ata persona prej kësaj akuze. Nëse dini më shumë e kisha ftuar prokurorin me ju intervistu, gjithçka që dini e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist, unë e ftoj prokurorin që të të intervistojë. Nëse di diçka”, ka thënë Konjufca.

/Shqip.com