Dyshohet se një e mitur u dhunua në Çagllavicë
Publikuar:
(22.02.2023 08:38:34)

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës së vajza e saj e mitur është dhunuar seksualisht nga një person.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të PK-së ku thuhet se i dyshuari është arrestuar.
“Çagllavicë 20.02.2023 – 20:30. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
/Shqip.com