Ja kush del sonte nga Big Brother VIP sipas Luizit
Publikuar:
(21.02.2023 15:34:00)

Luizi ka thënë se sipas tij, sonte nga Big brother do të largohet Bledi Mane.
Ai në një bisedë më Dea Mishel tha se priste më shumë nga ai, por që sipas tij ai është përfshirë shumë pak në debate e situata në shtëpi.
Luizi shtoi se ai nuk ka sjellë ndonjë situatë “alla Bledi”, por thjesht ka komentuar të gjitha situatat që kanë ndodhur mes banorëve.

Pra sipas tij, përfshirja e tij në debate apo diskutime të ndryshme, ka qenë vetëm për të dhënë opinionin e tij në mesin e një mosmarrëveshje mes dy apo më shumë banorëve.
Ndryshe, në nominime janë: Luizi, Kiara dhe Bledi.
/Shqip.com