Shala: E kuptoj aktakuzën, por nuk pranoj asgjë pasi të gjitha janë shpifje dhe trillime

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Filipo Deminiqes, Pjetër Shala deklaroi se e kupton natyrën e akuzave, por se nuk pranon asgjë pasi të sipas tij, gjitha janë shpifje dhe trillime.
Ai sërish konfirmoi deklarimin e tij para gjykatësit paraprak, ku kishte deklaruar se është i pafajshëm.
Më pas, i njëjti u informua me të drejtat që i gëzon në gjykatë në zbatim me kornizën ligjore.
Në anën tjetër, Kryetarja e trupit gjykues thotë se prokuroria e mbrojtja e viktimave në deklaratë hyrëse mund tu referohen deklaratave të mëparshme të Shalës
Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt, raporton Betimi për Drejtësi.
/Shqip.com