Reagon Çitaku, mohon “lidhjet” me ish-agjentin e FBI-së

Gjatë ditës së sotme, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka publikuar disa fotografi ku shihet Vlora Çitaku gjatë një takimi me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Sipas Abrashit, ky takim ishte zhvilluar në kohën kur Çitaku ishte ambasadore e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë. Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike. Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara”, ka shkruar Abrashi.
Lidhur më këto pretendime ka ardhur reagimi nga vetë Çitaku.
Ajo ka mohuar “lidhjet” me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Sipas Çitakut kjo është një përpjekje qesharake e ekspontëve të VV-së për të shpërndarë mjegull.
“Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc.Ky ka qenë nderë që i është bërë Kosovës” ka thënë Çitaku.
E tash, si e keni Martinin, ka shtuar më tutje Çitaku.
Charles McGonigal dyshohet se ka marrë 225,000 dollarë.
McGonigal u emërua agjent i posaçëm në krye të Divizionit të Kundërzbulimit për Zyrën në Nju Jork në vitin 2016, pasi shërbeu si shef i seksionit të Seksionit të Koordinimit të Kundërzbulimit Kibernetik në selinë e FBI-së.
Ai iu bashkua FBI-së në vitin 1996 dhe fillimisht u caktua në zyrën e terrenit të Nju Jorkut, ku ai punoi në kundërzbulimin e huaj rus dhe krimin e organizuar.
Gjatë mandatit të tij në Nju Jork, ai punoi në hetimin TËA Flight 800, u caktua në grupin e punës që hetonte shkencëtarin Ëen Ho Lee, hetoi bombat terroriste të vitit 1998 në ambasadat e SHBA në Tanzani dhe Kenia dhe hetoi 11 shtator 2001- sulmet terroriste.
Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i McGonigal në lidhje me Shqipërinë.
McGonigal përdori adresën e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe një firme amerikane.
McGonigal qëndroi falas në Shqipëri, u takua me Ramën për kërkimin e naftës në vend
Zoti McGonigal, 54 vjeç, dhe përkthyesi Sergey Shestakov, 69 vjeç, u arrestuan të shtunën. Zoti McGonigal u ndalua pasi zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Ata pritet të dalin të hënën përpara gjykatës në Manhatan dhe po mbahen në burgun federal në Bruklin.
Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.
Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.
/Shqip.com