Sërish përjashtime nga Kuvendi për deputetët e PD-së, mes tyre edhe Berisha
Publikuar:
(15.02.2023 16:17:05)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përjashtuar nga seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë për të dytën herë për këtë sesion parlamentar.
Mësohet se Komisioni i Etikës ka marrë vendimin duke përjashtuar për 10 ditë Berishën dhe deputetin Flamur Noka nga seancat plenare, ndërkohë për Belind Këlliçin dhe Edi Palokën është marrë vendimi që të përjashtohen për 5 ditë.
Ky vendim vjen pas tensioneve dhe debateve në seancën e fundit plenare, ku jashtë Kuvendit u mbajt dhe një protestë e thirrur nga opozita.
Kjo është hera e dytë që Berisha përjashtohet brenda një harku kohor të shkurtër nga Kuvendi, ndërsa PS e ka akuzuar atë për fyerje ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe thyerje të rregullores.
/Shqip.com