West Ham United i “hakmerret” Manchester Unitedit
Publikuar:
(22.09.2021 22:46:07)

West Ham United i janë hakmarrë Manchester Unitedit për humbjen e pësuar në gjiron e kaluar në Premierligë.
Skuadra e udhëhequr nga David Moyes ka mposhtur “Djajtë e Kuq” me rezultat minimal 0-1 në kuadër të “EFL Cup”, shkruan Shqip.com.
Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Manuel Lanizini në minutën e nëntë.
Në këtë takim, Unitedi u paraqit me shumë futbollistë që nuk kanë pasur minutazh deri më tani, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk është ftuar fare për këtë ndeshje.
Në ndeshjet tjera us shënuan këto rezultate:
Arsenal 3-0 AFC Wimbeldon
Chelsea 1-1 Aston Villa
Wolerhapton Wanderers 2-2 Tottenham Hotspur
Millwall 0-2 Leicester City
Brighton 2-0 Swansea /Shqip.com