Aurela Gaçe vjen me dy albume
Publikuar:
(14.02.2023 22:19:39)

“Unike… me taban”, siç ajo di të jetë, Aurela Gaçe prezantoi përpara miqve, dashamirësve, artistëve, familjarëve, dy albumet e saj.
Pas 30 viteve në skenë, Gaçe vazhdon të befasojë publikun që e ndjek me besnikëri prej vitesh me talentin dhe energjinë e saj, ashtu si dhe ky album ‘binjakë’ që siç thotë ajo vjen 2 në 1 me titullin ‘Unike… me taban’.
Bashkëpunime të shumta edhe me artistë të tjerë të njohur vijnë në këtë album, por qershia mbi tortë ishte kënga me dy vajzat e saj.
/Shqip.com