Sport Shqiptar

Lirim Kastrati vazhdon shkëlqimin e tij në Poloni

Lirim Kastrati shënon gol

Që nga transferimi i tij te Legia Warszawa, Lirim Kastrati është duke kaluar nepër momente fenomenale.

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës ka shënuar edhe golin e radhës në kuadër të Kupës së Polonisë, shkruan Shqip.com.

Në ndeshjen që luajtën në udhëtim te Wigru Suwalki, Legia fitoi me rezultat 1-3, ndërsa Kastrati shënoi njëherë.

Ky ishte goli i tij dytë në katër ndeshjet e para me skuadren polake, teksa ka edhe një asisitm.

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1440727976643989508?s=20
Goli i shënuar nga Kastrati

Kastrati është 22 vjeçar, kurse në sezonën e kaluar ishte pjesë e Dinamo Zagreb.

Vlera e tij në “tregun” e tranferimeve sipas “Transfermarket” është 2 milionë euro./Shqip.com