Futbollisti shqiptar me goditje “rrufe” shtang të pranishmit, shtylla shpëtojnë portierin

a ende shumë punë për të bërë që të përmirësohet në aspektin fizik dhe për të mbajtur ritmin e lartë të futbollit, por në cilësitë teknike, futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është brilant.
Ish-lojtari i Tiranës e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e sotme ndaj Craiovas, që Legia e Varshavës e barazoi në shifrat 2-2.
Muçi nuk ishte protagonist në golat e shënuar, por ka rrezikuar në disa raste portën e Craiovas.
Madje në minutën e 15 lëshoi një predhë nga distanca që meriton notën 10, shkruan Sport Ekspres.
Për fatin e keq të tij, topi shkoi ngjitur me shtyllën. Ernesti nuk mund t’i besonte syve sesi i shpëtoi goli më i bukur i karrierës.
Bad luck! Ernest Muci was close to the most beautiful goal in his career with Legia pic.twitter.com/yuIdPOc2It
— Klaudio Ndreca (@AgencyNews27) February 12, 2023
/Shqip.com