Rusia sulmon Ukrainën përmes Moldavisë

Sulmi i fundit ajror i nisur nga Rusia në drejtim të Ukrainës, është bërë përmes kalimit të raketave në hapësirën ajrore të Moldavisë, kanë thënë zyrtarët ukrainas dhe ata moldavë.
Një gjeneral i lartë i Kievit tha se raketat fluturuan gjithashtu mbi Rumani, por që kjo u mohua nga shteti anëtar i NATO-s, ndërsa u përforcua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai ka thënë se raketat përfaqësonin një “sfidë” për NATO-n, një vend anëtar i së cilës është Rumania.
Një zëdhënës i qeverisë ruse hodhi poshtë këto pretendime, ndërsa Dmitry Peskov i tha BBC-së se ishte një çështje e ministrisë së mbrojtjes, e cila ende nuk ka komentuar për akuzat.
Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë e përshkroi mbikalimin me raketa, si një “shkelje” dhe thirri ambasadorin rus për një shpjegim – pasi kishte bërë të njëjtën gjë pas një incidenti të ngjashëm në tetor.
Rumania këmbënguli se raketat ruse nuk kishin humbur në hapësirën e saj ajrore “në asnjë moment”.
Forca ajrore ukrainase thanë se 71 raketa u hodhën në sulmin “masiv” të së premtes, nga të cilat u rrëzuan 61 raketa.
Sulme të tilla janë përshkruar nga disa analistë si krime lufte, megjithëse Rusia mohon të ketë dëmtuar qëllimisht civilët.
/Shqip.com