Këto janë gratë më të fuqishme në botë

Pushtimi i Ukrainës nga sulmet ruse, ishte një moment përcaktues për Evropën.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u përball me sfidën. Një javë pas fillimit të luftës, ajo njoftoi tre sanksione të mëdha ekonomike kundër Rusisë – ndalimin e transaksioneve me bankën qendrore, mbylljen e hapësirës ajrore për udhëtimet me avionë rusë dhe ndalimin e agjencive të lajmeve në pronësi të Kremlinit.
Për udhëheqjen e saj gjatë luftës në Ukrainë, si dhe trajtimin e pandemisë Covid-19, Von Der Leyen qëndron në krye të listës së Forbes të 100 grave më të fuqishme në botë.
Von der Leyen është vetëm një nga fytyrat e historisë së vitit 2022: gratë që veprojnë si forcat e demokracisë.
Gratë amerikane pësuan ndryshimin më të madh të të drejtave në dy dekadat e listës, kur Gjykata e Lartë kufizoi të drejtën për një abort. Në Iran, mijëra gra marshuan në rrugë në protestë kundër ligjeve teokratike që i trajtojnë ato si qytetare të dorës së dytë.
Përfaqësuesja e protestuesve në listën e këtij viti është Jina “Mahsa” Amini, vdekja e së cilës në shtator ndezi revolucionin e paprecedentë të udhëhequr nga gratë.
“Nëse nuk reagoni ndaj shkeljes së parë të të drejtave tuaja,” thotë Roya Boroumand, një historiane dhe aktiviste iraniane për të drejtat e njeriut, “e dyta do të vijë dhe e treta do të vijë.”
Më poshtë është lista e 10 grave më të fuqishme në botë, të renditur nga Forbes.

Gjithashtu, në listën e plotë 100 grave, gjendet edhe këngëtarja e njohur Rihanna.
Listën e plotë mund ta shihni këtu.
/Shqip.com