Vdes bashkëshorti i Tom Ford
Bashkëshorti i Tom Ford është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.
Ishte vetë Tom Ford që njoftoi ndarjen nga jeta të bashkëshortit të tij të cilët janë bashkë prej 35 vitesh, Richard Buckley.
Siç thuhet Richard vdiq për shkaqe natyrale në shtëpinë e tij dhe pranë në momentet e fundit të jetës kishte djalin e tyre.
Përsa i përket marrëdhënies me Tom Ford, ky i fundit është shprehur se takimi me të ishte “dashuri me shikim të parë” kur u shkëmbyen në një ashensor gjatë një shfaqeje mode në 1986-ën.

Gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, Ford dhe Buckley jetuan në kryeqytetet e famshme të modës si Milano dhe Paris.
Në shtator të 2012-ës, erdhi në jetë djali i tyre e ndërsa ata qëndruan të lidhur për më shumë se tre dekada dhe u martuan zyrtarisht në vitin 2014 menjëherë pasi martesa brenda të njëjtit seks u legalizua në SHBA
Buckely shërbeu si kryeredaktor i Vogue Hommes International për 6 vite deri në 2005-ën dhe gjithnjë ka qenë i përfshirë në industrinë e modës për plot 25 vjet, përfshi këtu eksperiencat me Italian Vogue dhe New York Magazine./SHQIP.com