Kosovari kryen vjedhje në objektin e kishës
Publikuar:
(09.02.2023 09:49:55)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë.
E cak i kësaj vjedhjeje ishte një kishë në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje në objektin e kishës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Shqip.com