Don Xhoni gati për të befasuar publikun
Publikuar:
(09.02.2023 09:20:34)

Reperi nga Drenica, Don Xhoni ka bërë paralajmërimin e radhës në rrjete sociale.
Ai ka treguar se kënga e re është gati dhe pritet të lansohet shumë shpejtë.
“Në cev e kom, shihemi shpejtë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, ai ka një muaj që ka lansuar EP-in e tij të parë, ku këngët në të janë klikuar miliona herë.
Sa i përket jetës private, ai është deklaruar single.