Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë
Publikuar:
(08.02.2023 21:21:04)

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka bërë të ditur se objekti i qeverisë është ndriçuar me flamurin turk pas tërmeteve shkatërruese që goditën këtë shtet dhe Sirinë.
Kurti tha se në këto ditë zie, populli i Kosovës qëndron pranë atij turk.
“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndezim kuq e bardhë ndërtesën e qeverisë sonë për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Ne lutemi për shëndetin e të plagosurve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
/Shqip.com