Kulturë

Financohen projektet për mbrojtjen e pakicave gjuhësore arbëreshe

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njoftoi se, në një aktivitet të mbajtur këtë fillim shkurti, në Presidencën e Këshillit të Ministrave të Italisë, kryetarët e komunave arbëreshe paraqitën kërkesën për zhvillimin e projekteve të reja në lidhje me ligjin 482/1999 për mbrojtjen e pakicave gjuhësore arbëreshe.

Kërkesa e komunave arbëreshe parashtrohet në kuadër të ruajtjes dhe mbrojtjes së traditave dhe gjuhës arbëreshe.

Autoritetet italiane kanë aprovuar kërkesat e bëra, gjë që do të thotë se, do të financohen projektet e reja dhe do të çohen përpara ato aktivitete kulturore të arbëreshëve, të cilat kishin nisur që në 2022. Njëra nga komunat arbëreshe të Sicilisë, vetëm në 2022 mori 44 mijë euro fonde për projektet e komunitetit arbëresh.

Ky aktivitet u bë në kuadër të projektit Polis të Postave Italiane, për riorganizimin e zyrave postare në komunat me më pak se 15 mijë banorë.

Presidenti italian Sergio Mattarella, i pranishëm në takim, ka vlerësuar përpjekjet e komunave të vogla, të cilat kanë luftuar me këmbëngulje për të mbajtur hapur zyrat postare, por edhe duke mbajtur lart vlerat e këtyre zonave, ku popullsia ka ardhur duke u rralluar. /atsh

/Shqip.com