Një person lëndohet nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”
Publikuar:
(07.02.2023 09:14:40)

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën Ibrahim Rugova.
Kjo është konfirmuar për Shqip.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostraden I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasoj e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Krasniqi.
Tutje, Krasniqi tha se rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve të aksidenteve në njësinë për kontrollin e autostradave .
/Shqip.com