Rozë

Përplasen sërish Stresi e Vedati: Gruaja jote s’ta hap telefonin…

Stresi dhe Vedati  janë përplasur në këtë prime.

Shkak është bërë deklarata e Vedatit në darkën e të nominuarve që ia përmendi gruan e Stresit.

Ai është shprehur se ish-bashkëshortja e Stresit nuk ia hap telefonin.

“Jam i bindur që nuk ia hap telefonin. E kam thënë këtë në bazë të asaj çka ka pa, çfarë tipi je”, i tha Vedati Stresit.

Stresi ndërkohë i ka thënë “Ty duhet me të ardhë marrë që ja përmend gruan tjetrit shqiptar”.

/Shqip.com