Skriniar, deri në fund të sezonit nuk do të largohet nga Interi

Mediat raportojnë se Milan Skriniar nuk do të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar dimëror.
Paris Saint-Germaini vazhdon të jetë klubi i lidhur me transferimin e sllovakut, por një marrëveshje e mundshme mund të realizohet në verë.
Skriniar do të mbetet futbollist i lirë në atë kohë, pasi kontrata e tij është e vlefshme vetëm deri më 30 qershor. Ai ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Interi.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, 27-vjeçari do të mbetet në “Guiseppe Meazza” për së paku deri në fund të sezonit.
“FootMercato” raportoi të premten se për ish-mbrojtësin e Sampdorias interesim ka shfaqur edhe një klub që Anglia, emri i të cilit nuk u zbulua, por u tha se i ka ofruar lojtarit kushte më të mira sesa PSG-ja.
Mbetet të shihet në afatin kalimtar të verës se cili do të jetë destinacioni i radhës i Skriniarit.
/Shqip.com