Sport Ndërkombëtar

Pochettino e zëvendësoi Messin, tregon pse

Lionel Messi dhe trajneri Mauricio Pochettino

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino e zëvendësoi Lionel Messin në minutën e 75 në ndeshjen kundër Lyonit.

Fitorja 2 me 1 e PSG-së ndaj Lyonit nuk kishte vëmendje në publik më shumë sesa zëvendësimi i Lionel Messit.

Por, pse e bëri Pochettino këtë, ka sqaruar pas konferencës për media.

“Janë vendime që dikush duhet t’i marrë për ekipin. Të gjithë e dinë që kemi lojtarë të mëdhenj, por dikush duhet të bëjë zgjedhje”.

Lexo edhe:
“Mbretërit” përmbysin rezultatin në “Mestalla”

“Ndonjëherë vendimet janë pozitive ose jo, por kjo është arsyeja pse një skuadër futbolli ka një trajner. Mund të pajtoheni me një vendim ose jo”.

“E pyeta Messin si ndihej dhe ai me tha se ishte mirë, pa probleme. Messi është një lojtar i madh”.

“Kemi pesë zëvendësime në dispozicion dhe është e qartë se lojtarëve nuk u pëlqen të dalin nga fusha”.

Lioenl Messi këtë edicion është transferuar në PSG nga Barcelona.

Skuadra e tij po njihet si “ekipi i yjeve”, pasi në formacion ka lotjarë si Messi, Neymar, Mbappe, Ramos e Di Maria. /Shqip.com