Aksident i rëndë në Romë, 5 të vdekur
Publikuar:
(27.01.2023 08:52:48)

Aksident i rëndë në periferi të Romës. Autoritetet raportojnë se pesë djem kanë humbur jetën. Lajmi u konfirmua nga Brigada e Zjarrfikëses.
Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përmbys disa herë për shkaqe ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 në Fonte Nuova në via Nomentana. Një person i gjashtë që ishte në makinë, një Fiat 500, u dërgua në spital. Sipas raportimeve të para, pesë viktimat, tre djem dhe dy vajza, ishin të moshës 21 deri në 17 vjeç, raportojnë mediat e huaja.
/Shqip.com