Ndihmohen familjet që pësuan nga vërshimet
Publikuar:
(26.01.2023 22:17:09)

Ka filluar mbrëmja humanitare në ndihmë familjeve që pësuan nga vërshimet e javës së kaluar në Kosovë.
Shumë familje pësuan nga vërshimet që ndodhen javën e kaluar në Skenderaj, Mitrovicë, Klinë e Istog.
Skenderaj ishte komuna që u dëmtua më shumë, pasi vërshimet shkatërruan shumë shtëpi e ekonomi familjare.
Dëmet llogariten të jenë milionëshe, edhe pse shuma e saktë ende zyrtarisht nuk është përcaktuar.
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëve e bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet, raporton televizioni publik.
Shumë artistë e figura publike, i janë bashkuar mbrëmjes humanitare, “Bashkë ia dalim”.
/Shqip.com