Rakiqi i bën thirrje Vuçiqit të reagojë për situatën në Jarinje

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të ndihmojë njerëzit në Jarinje dhe të reagojë lidhur me situatën e krijuar në pikat kufitare Kosovë-Serbi.
Mëngjesin e së hënës, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë–Serbi. Saktësisht ata ndodhen në Jarinje, me qëllim të zbatimit të reciprocitetit për targat e automjeteve.
Sipas vendimit të lëshuar nga MPB-ja, obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Atyre iu është bashkuar edhe Rakiqi si dhe kryetarët e komunave, Leposaviq dhe ai i Mitrovicës së Veriut.
Rakiq i bëri thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë.
“Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që janë mbledhur të përmbahen dhe gjithashtu Prishtinës të mos ngrejë tensione. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për njerëzit të cilët janë të shqetësuar se si ti sigurojnë bukë fëmijëve të tyre”.
“Ne gjithashtu informuam të Dërguarin Special për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe pyetëm për ndihmën e BE-së. I bëj thirrje presidentit Vuçiq, të reagojë”, ka deklaruar Rakiqi./SHQIP.com