Lajme

Kurti darkon me ambasadorët në Prishtinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke mbajtur një takim larg objektit të qeverisë.

Shqip.com ka mësuar se në këtë takim që mbahet në një nga restorantet në kryeqytet, po marrin pjesë edhe disa nga ambasadorët e shteteve mike.

Ndërsa, nuk dihet nëse në këtë takim po merr pjesë edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ndryshe, më herët, zëdhënësi i Përparim Kryeziu ka thënë për Shqip.com se qeveria nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare për takim me Lajçak.

“Për agjendën e zotit Lajçak, ju lutemi që t’i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e kryeministrit Kurti me zotin Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti”, ka thënë Kryeziu.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se nëse Kosova dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Serbisë, duhet ta pranojë planin franko-gjerman.

/Shqip.com