“Mbretërit” përmbysin rezultatin në “Mestalla”

Në “Mestalla” është zhvilluar një “dramë” e vertëtë.
Valencia ishte duke fituar ndaj Real Madrid deri në minutën e 86-të, por tre pikët i “rrëshqiten” nga dora, shkruan Shqip.com
Për të parë golin e parë u desh të pritej deri në minutën e 66-të, kur Hugo Duro i kaloi “lakuriqët” në epërsi.
Por, “mbretërit”, nuk u dorëzuan dhe sulmuan deri në fund të ndeshjes pa pushim.
Ishte minuta e 86-të, kur Vinicus Jr shënoi golin e dytë në dy ndeshjet e fundit, ndërsa u asistua nga Karim Benzema.
Ndërsa, tre minuta më vonë e njejta dyshe bashëkpunoi përsëri, veçse Benzema e mori “rolin” e golashënuesit, kurse Vinicius asistioi.
Me këto tre pikë, Real Madrid është lider në La Liga me 13 pikë pas pesë ndeshje të zhvilluara, kurse Valencia është në vendin e tretë me një pikë më pak.
Në gjiron e ardhshme, madrilienët presin në “shtëpi” Villarrealin, ndërsa Valencia do përballet me Athletic Billbao./Shqip.com