Lajme

Osmani pritet në takim nga sekretari i Shtetit të Vatikanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Vatikan, sot u prit në takim nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.

Në takim, siç informoi Presidenca, u diskutua mbi raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë, mbi kultivimin e paqes, harmonisë e bashkëjetesës në mes njerëzve e besimeve të ndryshme.

Gjithashtu temë e diskutimit ishin edhe vlerat e përbashkëta, promovimi i mëtejmë i lirive fetare si dhe për rolin e Kishës Katolike në Kosovë si partner të rëndësishëm social.

Po ashtu, u diskutua edhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të Kosovës me Selinë e Shenjtë në fusha të ndryshme.

/Shqip.com