David de Gea “thyen mallkimin” e penaltive
Publikuar:
(19.09.2021 21:17:06)

Pas plotë shatatë viteve, David De Gea arriti që të mbronte një penalti.
Këtë “mallkim” ai e theu në ndeshjen kundër West Ham United të cilën “Djajtë e Kuq” e fituan me rezultat 1-2, shkruan Shqip.com.
Kjo penalti e pritur nga ai është edhe më e rëndësishme për faktin që arriti që të i siguronte pikët e plota skuadrës së tij.
Që nga tetori i vitit 2014, “gardiani” spanjoll kishte pësuar 21 gola radhazi nga 11 metërshi.
De Gea është bërë pjesë e Unitedit në vitin 2011 dhe që nga atëherë është i padiskutueshëm në formacionin startus.
Aktualisht, Manchester United gjendet në pozitën e tretë në tabelë, aq sa kanë Chelsea dhe Liverpooli që gjenden në dy pozitat e para./Shqip.com