Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj nëntë zyrtarëve të Lipjanit të dyshuar për korrupsion dhe mashtrim

Ilustrim

Prokurori i Shtetit, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë zyrtarëve të Lipjanit për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” si dhe “Mashtrimi”, të cilët u arrestuan të hënën nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj 9 personave për shkak të veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ dhe ‘Mashtrimi’, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit të futbollit në fshatin Magure – Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

/Shqip.com