Zyrtare: Futbollisti shqiptar transferohet në Qarabak, skuadra shqiptare përfiton 550 mijë euro
Publikuar:
(23.01.2023 17:31:14)

Redon Xhixha transferohet zyrtarisht te Qarabag ne Azerbajxhan.
Lajmi zyrtarizohet nga klubi Qarabak.

Sulmuesi i KF Tiranës do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, ndërsa ka kjo shitje Tirana do të marrë plot 550 mijë euro.
Kjo lëvizje do të jetë një humbje sa i takon golave për kryeqytetasit, pasi deri në këto momente 24-vjeçari kryeson listën e golashënuesve të Superiores, me 11 gola.
Gjithësi, nga ky transfer skuadra shqiptare i ka mbushur arkat e klubit.
KF Tirana gjithashtu pritet që ta shes edhe mbrojtësin Marsel Ismajlgeci te Zrinjski Mostar në Bosnje e Hercegovinë për shifrën e 150 eurove.
/Shqip.com