Komuna e Prishtinës me aksion kundër taksive ilegale
Publikuar:
(23.01.2023 12:30:17)

Drejtoria e Inspekcionit në kuadër të Komunës së Prishtinës ka realizuar një aksion të madh gjatë ditës së sotme kundër taksive ilegale.
Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës nëpërmjet faqes së tyre zyrtare.
“Aksion i madh i Drejtorisë së Inspekcionit kundër taxive ilegal në kryeqytet, të cilët përveç që ushtrojnë këtë veprimtari ilegalisht, me mënyrën se si qarkullojnë e si ndalen për të marrë/zbritur udhëtarë, shkaktojnë shumë probleme në rrjedhën normale të komunikacionit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Kujtojmë se problemi me taksitë ilegale është i madh në Prishtinë, madje ashtu si Komuna e Prishtinës, njëjtë edhe Policia e Kosovës shpeshherë kanë ndërmarrë masa.
/Shqip.com