A po bëhen prindër Dj PM dhe Sarah?

Dj PM dhe Sarah Berisha tani janë vazhdimisht në syrin e mediave për shkak të lidhjes së tyre që krijuan brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Dashuria e tyre triumfoi edhe për kundër aludimeve se ata nuk ishin të vërtetë brenda shtëpisë.
Vlen të theksohet se ata jetën e tyre private e kanë distancuar shumë nga rrjetet sociale dhe mediat, por ajo që na intereson tani është se Dj PM dhe Sarah a janë duke u bërë vërtetë prindër.
Artisti Young Zerka si i ftuar në emisionin “Zemër Luana” ka zhvilluar lojën e sekreteve ku iu është dashur të tregoj një sekretë për Dj Dagz dhe Dj PM.
Këngëtari tha se dy artistët nuk ndahen nga njëri-tjetri dhe janë vazhdimisht bashkë. Tutje, Young Zerka vazhdon duke thënë se pasi Dj Dagz është bërë baba, atëherë edhe Dj PM do të bëhet.
Ndërsa moderatorja, Lauan Vjollca e ka pyetur se a është Sarah shtatzënë, Zerka ia ka kthyer me qeshje.
/Shqip.com