Statovci: Vlora Çitaku është “ambasadore e ndarjes”
Publikuar:
(21.01.2023 23:27:42)

Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, e ka quajtur nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku, si “ambasadore të ndarjes”.
Ky reagim i deputetes Statovci, vjen pasi ish-ambasadorja Çitaku ka deklaruar se “kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja dhe se Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu”.
Tutje, deputetja Statovci përmes postimit në Facebook e akuzon Çitakun se sa ishte ambasadore në Washington ishte angazhuar “për të ja cunguar kufijtë Kosovës”.
/Shqip.com