13 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me COVID-19.
Sipas njoftimit nga 400 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 400 testime, 13 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 400 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në Bashkitë:
4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat.
Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.
/Shqip.com