Lajme

10 të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Qendra-COVID-19

10 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në njoftimin e të cilës sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, thuhet se edhe 173 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjatë kësaj periudhe kohore.

Rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej pesë mijë e 798 mostra të marra për testim.

Numër i madh është shënuar edhe te rastet e shërimit. Vetëm sot janë regjistruar të shëruar dy mijë e 261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre është 146 mijë e 444. Teksa numri i rasteve aktive me COVID-19 ka rënë në nëntë mijë e 764.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës. Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com