Ylli i boksit largohet nga aeroplani shkaku i maskës

Ylli britanik i boksit, Amir Khan, është larguar nga një aeroplan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një mosmarrëveshje që pati për vënien e maskës, transmeton Shqip.com.
Khan 34-vjeçar, ka thënë se është larguar nga fluturimi i American Airlines së bashku me një koleg të tij nga një polic, kur dikush u ankua se maska e shokut të tij “nuk ishte mjaftueshëm lartë”, raporton BBC.
Kompania ajrore ka bërë të ditur se aeroplani nga aeroporti i Newarkut për në atë të Dallas-Fort Worth, është kthyer për te porta, pasi dy persona nuk kanë respektuar rregullat e stafit.
Në një video të postuar në Twitter, Khan ka thënë se ishte duke fluturuar për në kamp stërvitor në Colorado pasi qëndroi në New York dhe ka mbetur i neveritur me trajtimin.
“Më kanë nxjerrë nga aeroplani sot një polic, ndërsa po planifikoja të shkoja në kamp stërvitor në Colorado Springs”.
“Ankesa është bërë nga një person i American Airlines, thanë se maska e kolegut tim nuk ishte mjaftueshëm lartë dhe se duhet ndalet aeroplani e të më nxjerrin jashtë mua dhe shokun tim, ndonëse unë nuk bëra asgjë gabim”, shkroi ai në Twitter.
“Tash kam rezervuar një fluturim tjetër, dhe jam i neveritur që pa asnjë arsye American Airlines na bëri këtë ne dhe më ndaloi udhëtimin”. /Shqip.com
Disgusted to be banned by @AmericanAir and @traveloneworld for not been able to fly to training camp, i got escorted by police off the plane for no reason. I would like to see evidence for any wrong doings! #AAteam #Notallterrorists pic.twitter.com/dL3UfFcYYl
— Amir Khan (@amirkingkhan) September 18, 2021